Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Malishevë.
Në raport bëhet e ditur se persona të panjohur nga shtëpia e një personi kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik.
‘‘VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Plloqicë , Malishevë NN-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpitë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore’’, ka njoftuar PK-ja.