
Dyqani i armëve “Plumbi” në Prizren ka qenë cak i hajnave të hënën. Rreth prës 04:00 të mëngjesit, perosna të dyshuar kanë thyer lokalin duke vjedhur disa të holla dhe një armë zjarri, shkruan Gazeta Insajderi.
Pronari i lokalit, Erzen Abazi ka konfirmuar grabitjen për Insajderin duke treguar detaje për rastin.
“Mbrëmë në orët e vona është grabitur dyqani jonë. Nuk ka qenë dicka e madhe. Janë vjedh disa të holla dhe një armë. Janë vjedh diku 500 euro”, ka thënë ai.
Për shkak të sigurisë së lartë në dyqan, ai bëri të ditur se hajnat nuk kanë arritur deri tek kasaforta me armë.
“Për shkak të sigurisë së brendshme hajnat s’kanë mundur me depërtu më fell tek kasaforta por vetëm siperfaqësisht cfarë kanë marrë. Policia është duke e hetuar rasin. Deri me tani nuk kemi të dyshuar”, bëri të ditur pronari i lokalit të armëve “Plumbi” për Insajderin.
Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës të cilet janë duke e hetuar./Insajderi.org/