Hajnat thyejnë shtëpinë dhe vjedhin 120 mijë euro në një shtëpi në një fshat të Gjakovës- Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat thyejnë shtëpinë dhe vjedhin 120 mijë euro në një shtëpi në një fshat të Gjakovës- Policia jep detaje

    Insajderi
    23 September 2025 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media është raportuar se 120 mijë euro janë vjeshur në një shtëpi në Novosellë të Epërme të Gjakovës.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia në Gjakovë, ku është bërë e ditur se pos tjerash janë vjedhur edhe një armë zjarri me nëntë fishekë.

    “Sot, është raportuar se në fshatin Novosellë e Epërme-Gjakovë, persona të panjohur rreth orës 08:30 kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri (pistoletë) me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, thuhet në konfirmim.

    Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe Njësia e Hetimeve, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”. Hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark