Hajrulla Çeku: Përparim Rama ka shkelur ligjin me kontratën 18.4 milionëshe për “Xhorxh Bush” - e kam denoncuar - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hajrulla Çeku: Përparim Rama ka shkelur ligjin me kontratën 18.4 milionëshe për “Xhorxh Bush” – e kam denoncuar

    Insajderi
    09 October 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka akuzuar kryetarin aktual dhe njëherësh kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, për shkelje të rënda ligjore në lidhje me kontratën për sheshin “Xhorxh Bush”.

    “Fillimisht, kontrata për sheshin ‘Xhorxh Bush’ ka nevojë të kalojë testin e ligjshmërisë, sepse ka shumë dëshmi të cilat tashmë janë dorëzuar në organet e hetuesisë dhe prokurorisë, në lidhje me një numër të madh shkeljesh procedurale, ligjore, financiare dhe të tjera që lidhen me kontratën prej 18.4 milionë eurosh,” tha ai në emisionin Debat Plus, përcjell Insajderi.

    Ai shtoi se “Çdo vendim që ne mund të marrim lidhur me hapjen, mbylljen apo ndonjë alternativë tjetër duhet të paraprihet nga një vlerësim i ligjshmërisë.”

    Sipas Çekut, kontrata për sheshin “Xhorxh Bush” është realizuar me shkelje të mëdha procedurale.

    “Kjo kontratë nuk e ka deklaratën e disponueshmërisë, e cila është dokument thelbësor kur ti e shpall një procedurë të prokurimit. Ky projekt nuk është as i përfunduar, as nuk e ka kaluar fazën e konsultimeve publike. Ka edhe shumë telashe të tjera, për të cilat vetë Komuna – konkretisht Drejtoria e Urbanizmit – kur fillimisht i ka dhënë pëlqimin Drejtorisë së Investimeve si pëlqim paraprak para lejes përfundimtare, ia ka vendosur edhe kushte të veçanta që duhet të plotësohen për të vazhduar tutje me kontratën. Ndër to është edhe marrja e pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve”, deklaroi ai.

    Çeku konfirmoi gjithashtu se ka bërë një denoncim zyrtar në lidhje me këtë projekt.

    “Në ndërkohë, unë e kam bërë edhe një denoncim, sepse vlera me të cilën është lidhur kontrata për sheshin ‘Xhorxh Bush’ nuk përkon me tabelat që janë pjesë e kontratës, të cilat quhen paramasë – paralogari,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark