Hajrulla Çeku sfidon Përparim Ramën për debat: Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajrulla Çeku sfidon Përparim Ramën për debat: Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë

    Insajderi
    27 September 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka sfiduar publikisht kryetarin aktual të komunës, Përparim Rama, për një debat.

    Çeku i bën thirrje Ramës që të caktojë vetë datën dhe vendin e debatit pasi sipas tij ia kanë borxh qytetarëve një përballje.

    “Jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy, si dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës. Le të ballafaqohemi, le t’i shpalosim platformat tona. Këtë ia kemi për borxh qytetarëve të Prishtinës”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark