Hajt kalo Trustin? - Kërkesa e papritur që shpërqendrojë Komisionin për Buxhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajt kalo Trustin? – Kërkesa e papritur që shpërqendrojë Komisionin për Buxhet

    Insajderi
    25 May 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke u diskutuar për disa pika të rendit të ditës, ndërsa pritet të diskutohet edhe Projektligjit për Trustin.

    Mërgim Lushtaku, anëtar i këtij komisioni ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën. Megjithatë Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën.

    Me të diskutuar për pikat e tjera të rendit të ditës, dikush nga të pranishmit është dëgjuar duke thënë “Hajt kalo trustin”.

    Pas kësaj kanë shpërthyer të qeshurat brenda mbledhjes.

    I pranishëm në sallë është edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili edhe ka kërkuar që qytetarëve të iu mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, e të cilit kryesuesi i komisionit, Armend Muja iu drejtuar me “i paske do shokë tu këtu”./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark