Një grup studiuesisht të elektronikës kanë treguar se si mund të manipulohen sensorët e sofistikuar të makinave të gjigandit “Tesla”, derisa të bëjnë që mjeti të përplaset me një objekt në ecje e sipër.
“Normalisht, makina nuk lëviz nëse nuk e nget dikush. Por kur ne sulmojmë sensorin e saj ajo lëviz”, deklaroi Chen Yan, teksa tregonte edhe një video të eksperimentit në fjalë.
Gjithësesi, ky ka qenë vetëm një demonstrim që nuk pengon funksionimin e përditshëm të automjeteve të “Tesla” dhe vetë studiuesit kanë deklaruar se “nuk është përmbysur bota”.
Por nga ana tjetër, eksperimenti tregon se teorikisht, ndoshta pak vite më vonë, dikush mund të prodhojë një pajisje në gjendje të manipulojë sensorët e një makine që ndodhet pranë tij.