Hakerët e Koresë së Veriut vjedhje rekord, shënjestër kompanitë e kriptomonedhave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakerët e Koresë së Veriut vjedhje rekord, shënjestër kompanitë e kriptomonedhave

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hakerët e lidhur me regjimin e Koresë së Veriut deri më tani kanë vjedhur më shumë se 2 miliardë dollarë. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit të cilët thonë se viti 2025 është një vit rekord për kriminelët kibernetikë të Koresë së Veriut.

    Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara vjedhjet tani përbëjnë rreth 13% të produktit të brendshëm bruto (PBB) të vendit sekret. Agjencitë perëndimore të sigurisë thonë se këto fonde përdoren për të financuar programet e zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave të Koresë së Veriut.

    Gjatë viteve të fundit, ekipet e hakerave si Lazarus Group janë përqendruar në sulmin ndaj kompanive të kriptomonedhave për vjedhje të mëdha dixhitalë. Sulmi më i keq ndodhi në shkurt të këtij viti, kur hakerat vodhën 1.4 miliardë dollarë nga bursat e kriptomonedhave ByBit. Hulumtimi i ri nga hetuesit në firmën kërkimore “Elliptic” paralajmëron se kriminelët kibernetikë po synojnë gjithnjë e më shumë individë që mbajnë sasi të mëdha kriptovalutash.

    Shkencëtari kryesor në Elliptic, Dr. Tom Robinson shprehet se shënjestrimi i individëve do të thotë se shifra e vërtetë e sulmeve kibernetike të kryera nga Koreja e Veriut mund të jetë edhe më e lartë.

    “Ne jemi në dijeni të shumë vjedhjeve të tjera që ndajnë disa nga tiparet dalluese të aktivitetit të lidhur me Korenë e Veriut, por nuk kanë prova të mjaftueshme për t’u atribuuar përfundimisht”, thotë ai.

    Elliptic dhe kompani të tjera si Chainalysis janë në gjendje të gjurmojnë lëvizjen e fondeve të vjedhura si Bitcoin dhe Ethereum duke ndjekur listën publike të transaksioneve në blockchain. Me kalimin e viteve, studiuesit kanë vënë re modele në metodat dhe mjetet e preferuara nga hakerat e Koresë së Veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark