Hakerët i çojnë "selam" Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakerët i çojnë “selam” Putinit

    Insajderi
    27 February 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i hakerëve Anonymous i kanë dërguar mesazh presidentit rus Vladimir Putin, përmes një video të cilën e kanë publikuar në rrjete sociale.

    Ata ia numërojnë një nga një të bëmat e tij, madje e kritikojnë se derisa të tjerët i përqeshte se po tentojnë të fillojnë luftëra, të njëjtën ai tani po e realizon në praktikë.

    Ia rikujtojnë sesi çdo ligj ndërkombëtar po e shkel, duke hedhur bomba nëpër qytetet e Ukrainës – në veçanti në lagjen e banuara (pra me civilë).

    Anonymous theksojnë se një retorikë e tillë vetëm sa do ta irritojë më shumë popullatën në Rusi, ku me çdo kusht po tenton t’i shtyp ata që po e kundërshtojnë – madje edhe protestuesit që kanë dalë kundër luftës së përgjakshme në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark