Hakerët nga Vietnami postojnë pamje të papërshtatshme në faqen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hakerët nga Vietnami postojnë pamje të papërshtatshme në faqen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren

    Insajderi
    02 March 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar  se faqja në “Facebook” dhe “YouTube” e Këshillit të BIK-ut në Prizren është hakuar.

    Gjithashtu, është njoftuar se postimet e ditëve të fundit në këto llogari të BIK-ut, nuk paraqesin qëndrime zyrtare të institucionit.

    Në faqen e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren pas hakimit ka filluar shpërndarja e fotografive të papërshtatshme.

    Në “story” është publikuar fotografia e një vajzë me rroba banjo.

    Ndërsa është raportuar se faqja është nën kontrollin e dikujt nga Vietnami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark