Hakerët rusë publikojnë raporte sekrete të atletëve amerikanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakerët rusë publikojnë raporte sekrete të atletëve amerikanë

    Insajderi
    13 September 2016 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Atletët e prekur përfshijnë tenistet Venus dhe Serena Williams dhe gjimnasten Simone Biles.

    Një grup që e quan veten “Fancy Bears” ka marrë përgjegjësinë për ndërhyrjen në bazën e të dhënave të Agjencisë Botërore anti-Doping.

    Kjo e fundit tha përmes një deklarate se sulmet kibernetike janë përpjekje për të minuar sistemin global anti-doping, shkruan Rel, njofton Insajderi.

    Disa atletë rusë janë ndaluar nga Lojërat e sivjetme Olimpike në Rio de Zhaneiro për shkak të një programi të dyshuar të dopingut, të sponsorizuar nga shteti.

    “Le të dihet se këto akte kriminale dobësojnë në masë të madhe përpjekjet e komunitetit global anti-doping për të rivendosur besimin në Rusi”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut, Olivier Niggli. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark