Një hotel në pronësi të kandidatit për president në SHBA-ve , Donald Trump, për herë të dytë është viktimë e një sulmi kibernetik që ka thyer sistemin e të dhënave të kredit kartelave.
Sulmi ka pasur cak sistemet kompjuterike, ku potencialisht hakerët kanë vjedhur informacione në lidhje me klientët e hotelit.
Sipas Eric Trump, i biri i miliarderit, Donald Trump, shërbimi sekret i FBI tanimë është duke e hetuar rastin. Mirëpo një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se agjencia refuzon të komentojë për hetimet aktive, raporton CNN.
Dyshimet për ndonjë vjedhje të mundshme fillimisht kanë filluar nga pjesëtarët e industrisë së financave, megjithëse ende nuk është konfirmuar asgjë.
Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, hakerët si shënjestër kanë pasur shtatë hotele luksoze të Donald Trump duke vjedhur me sukses të dhëna sensitive, përfshirë të dhënat e kredit kartelave dhe kodet e sigurisë./Insajderi.com