Hakerët vjedhin mbi 30 milionë dollarë nga bankat ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hakerët vjedhin mbi 30 milionë dollarë nga bankat ruse

    Insajderi
    03 December 2016 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se “hackerët” kanë vjedhur mbi 31 milionë dollarë nga bankat ruse, një ditë pasi agjencia kryesore për mbrojtjen e këtij vendi ka paralajmëruar për sulme të mëdha kibernetike me qëllim destabilizimin e sistemit banker të Rusisë.

    Njoftimi i Bankës i bërë me 2 dhjetor, është shpembulli i fundit i rritjes së numrit të sulmeve kibernetike që kanë cak institucionet financiare në tërë botën.

    Zyrtari i Bankës Qëndrore ruse, Artiom Siçiov, ka folur për humbjet gjatë një konference në Moskë, duke sqaruar se ata që ndërhynë ilegalisht kanë tentuar të vjedhin rreth 5 miliardë rubla ruse, apo 78 milionë dollarë.

    Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka njoftuar më 2 dhjetor se shërbimet kompjuterike të përfshira në sulmet e planifikuara janë nga Holanda, ndërsa ato janë regjistruar si pronë e kompanisë ukrainase “Blazing Fast”, njofton rel.

    Drejtori i kësaj të fundit, Anton Onopriçuk, ka thënë se agjencia e inteligjencës nuk i ka kontaktuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se ata pop resin me shumë informacione që kompania të nis hetimet e brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark