“Hakeri i picave” del këtë javë para drejtësisë - Insajderi
×
Teknologji

“Hakeri i picave” del këtë javë para drejtësisë

Insajderi
16 August 2016 - 17:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Në Shtetet e Bashkuara do të nisë këtë javë gjyqi në ngarkim të një shtetasi rus, i akuzuar se ka hakerur një rrjet të gjerë restorantesh dhe picash.

Roman Seleznev, djali i një deputeti në Parlamentin rus, akuzohet se qëndron pas një skeme, përmes të cilës piceritë dhe restorantet që kanë rënë viktimë e tij ‘kanë pësuar 170 milionë dollarë porosi’.

Në fakt, e gjithë kjo shifër është ‘porositur’ nga sulmet kibernetike të rusit, jo nga ndonjë person.

Sipas hetuesve amerikanë, përmes kësaj skeme, Seleznev synonte të siguronte të dhëna nga karta krediti dhe e ka ushtruar aktivitetin e tij të paligjshëm nga 2008 deri në 2014, vit edhe kur është arrestuar


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark