Haki Abazi – Bashës: Kurti është 60 vjet mbrapa, don me kriju Prokurori Speciale, kush me punu aty njerëzit e Dejonës? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi – Bashës: Kurti është 60 vjet mbrapa, don me kriju Prokurori Speciale, kush me punu aty njerëzit e Dejonës?

    Insajderi
    31 January 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet, Haki Abazi, ka folur për dominimin e Dejona Mihalit në LVV.

    Ai në debatin përball deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i tha atij se nuk guxon me i bë zë koordinatores së kësaj partie.

    Abazi ishte pjesë e LVV-së, por thotë se nuk e dëgjonte Mihalin e as shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Për këtë arsye ai tha se edhe u largua.

    Ai madje edhe për kryeministrin Kurti tha se dëshiron të krijojë demokraci vetëm duke koordinuar me Mihalin.

    “Kurti është 60 vjet mbrapa, ai mendon me kriju demokraci duke u koordinuar vetëm me Dejona Mihalin. Ai don me kriju Prokurori Speciale, kush me punu aty njerëzit e Dejonës”, tha ai në KTV.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark