Deputeti Haki Abazi ka folur rreth aludimeve se mund të kalojë në partinë e AAK’së që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Abazi ka theksuar se për momentin nuk mund të flasë për këtë çështje.
I pyetur nëse ka pasur takime ose ka biseda me kryetarin e AAK-së, deputeti Abazi potencoi se nuk ka asgjë të përfunduar dhe se nuk mundet asgjë të flas mbi këtë temë.
‘’Nuk ka asgjë të përfunduar, nuk mundem asgjë me fol” u shpreh deputeti Abazi.
Ndryshe, Haradinaj deklaroi se e njeh Abazin prej kohësh dhe e vlerëson për angazhimin e tij në proceset e rëndësishme për Kosovën.
“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës,” tha ai në Pressing.
Kur u pyet nëse Abazi mund të bashkohet me AAK-në, Haradinaj u shpreh se është e mundur, por preferoi të mos komentonte më përpara.
Ai u shpreh gjithashtu se Abazi përfaqëson një të djathtë të avancuar dhe se ka një grup njerëzish të respektuar që e mbështesin.
“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur,” tha i pari i AAK-së.
Theksojmë se Haki Abazi u largua nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në fillim të vitit 2020.