×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haki Abazi riktheu në qendër të vëmendjes vdekjen misterioze të Astrit Deharit

    Insajderi
    22 February 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja misterioze e Astrit Deharit është rikthyer serbisht në vëmendjen e publikut. Krejt kjo pasi deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmes një paraqitje publike hedhi dyshime të rënda mbi ecurinë e zbardhjes së këtij rasti. Deklarata e tij lidhej me zhdukjen e mostrave nga IML’ja. Abazi pretendonte se ekzistojnë video-incizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Reagimi ishte i madh nga të gjitha fushat. Debate televizive, intervistime nga Prokuroria Speciale e reagime nga njerëzit e afërt të Deharit, si nëna, babai e shoku ishin më mesin e shumë personave që reaguan.

    Reagimi i nënës

    Xhemile Dehari, nëna e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka thënë se ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, “e di se si ka punuar dhe vepruar mbi këtë rast” të vdekjes së djalit të tij.

    “Shikoni. Faleminderit për mundësitë që ma dhatë të bisedoj. Kisha pasur dëshirë të isha pjesëmarrëse por nuk më keni ftuar. Si pikë e parë, ky rast nuk është i sotëm ,që 600 mijë vejtë e kemi. Sylë Hoxha e di si ka punuar. Para disa javëve, e pash në emision dhe më ka detyruar ish-kryeprokurori Lumezi me vepru në atë deklarate”, tha ajo, pasi u kyç drejtpërdrejt në Klan Kosova.

    Sipas saj, 12 ditë pas vrasjes së Astritit, Hoxha ka dalë dhe ka thënë se është vetëvrasje rasti Dehari

    Madje, ajo u nervozua dhe tha se nuk dëshiron ta shohë e as t’ia dëgjojë zërin Hoxhajt.

    “E përmendi raportin e IML-së, pse s’e lexojë raportin e mjekëve të pavarura. Në raportin e IML-së, nuk shkruan që është vetëvrasje, konstatimi i tij është kështu personalisht. Nuk kam qejf me ia dëgju zërin, as fytyrën me ia pa. E di ai çka ka bërë ai në burg, e ka marrë në pyetje djalin tem. Gjithçka ka bërë”, shtoi ajo.

    Xhemile Dehari, ka thënë se Dardan Molliqaj, ka qenë i pari që i ka thënë në shtëpinë e saj se djali i saj ka bërë betëvrasje, raporton Paparaci.

    Ajo në lidhje telefonike në Rubikon, ka thënë se Molliqaj pak para se të dilte nga VV-ja i ka thënë se “ka dëgjuar se ai është vetëvra pasi kështu ka dëgjuar.

    “Dardani ka qenë i pari që ka ardhur në shtëpinë time që më ka thënë është vetëvrasje për Astritin, e pse po thotë tash nuk është vetëvrasje. Edhe disa muaj para se me dalë prej LVV-së, ka ardhur në shtëpi ka thënë ‘teta Xhemile kështu kam thënë se kështu e kam ni’. Vetë e ka përmendur. E di edhe rastin e Arbnorit kur është vra”, ka deklaruar ajo.

    Tha se humbja e mostrave të gjakut të djalit të saj është vrasje e dytë për të.

    Ajo tregoi se drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka dhënë dorëheqje, teksa pyeti se ku janë prokurorët që nuk po bëjnë asgjë për këtë çështje, raporton Paparaci.

    “Për marrjen e mostrave, drejtori i atij instituti (IML) ka dhënë dorëheqje. Për mua është vrasja e dytë e Astritit. Ku janë prokurorët pse s’i kanë marrë ato?  Shiko, u kall televizioni tu thonë Albulena Haxhiu i ka fajet. Një drejtor ka dhënë dorëheqje aty, ndërkohë vrasja e Astrit në burg, as drejtorët as askush s’u largu”, tha ajo sonte në Rubikon të Klan Kosova.

    Ndër të tjera, ajo iu kundërpërgjigj për herë të parë deputetit të LVV-së, Haki Abazi, pas marrjes në pyetje të tij nga Prokuroria Speciale, lidhur me pretendimet e tij për rastin Dehari.

    Zonja Dehari u shpreh se Abazi po këqyr t’i mbulojë punët e veta. U shpreh e habitur se ai e ka lidhur shkarkimin e tij nga dy komisionet e Kuvendit të Kosovës me çështjen e djalit të saj.

    “Deputeti që ka dalë, ai ka këqyr me i mbulu punët e veta, por pse e ka lidhur me Astritin më ka ardhur tepër keq dhe nuk ka pasur pse me përmend rastin e Deharit, për shkarkimin e tij”, shtoi nëna e Astritit.

    Pa ashtu, Dehari theksoi se nëse Abazi posedon ndonjë audio-incizim, ashtu siç ka folur se ka informacione mbi këtë, atëherë le t’i publikojë.

    “Le t’i qesin. Pse s’i qiti me i pa na ato audio-incizime. Prej Prokurorisë, as Sylë Hoxhës as shokëve të tij s’kemi naj informacion. Raporti i Zvicrës nuk është në kundërshtim, le ta lexojë Dardani më mirë atë raport. Ia kanë dërguar mostrat e manipuluara, kurse prokuroria s’bën asgjë”.

    Reagimi i Sylë Hoxhës

    Ndërkohë, ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha tha se i vjen keq nënës së Astritit për krejt çfarë ka ndodhur.

    Mohoi se e ka marrë në pyetje Astritin, por shtoi se këtë e ka bërë Prokuroria Speciale.

    Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, ka shpjeguar në detaje se cilat ishin veprimet e kësaj prokurorie në momentin kur e kishte marrë lajmin se ka vdekur ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, më 5 nëntor të 2016-s.

    Dehari kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Që nga ajo kohë e gjer më tash, hetimi i vdekjes së tij kishte marrë kahje të ndryshme.

    Madje, ishin kërkuar ekspertiza të shumta vendore e ndërkombëtare. Megjithatë, Hoxha tha se e ka thirrur Policia atëkohë, teksa kishte qenë në Prevallë, kur kishte ndodhur vdekja e Deharit.

    Ai tha se ka shkuar në vendngjarje dhe i ka angazhuar hetuesit që të merren me rastin.

    Po ashtu, Hoxha u shpreh se kurrë nuk ka thënë se është vrasje e as vetëvrasje, vdekja e Astritit, para se të kryen raportet e hetimeve në këtë rast.

    “Më kanë thirrë Policia, kam qenë duke u kthyer prej Prevallës, ka qenë vikend. Kanë thënë se s’un po e marrim në telefon prokurorin kujdestar, kështu ka ndodhur një rast. Unë tash vij. Kam shkuar dhe i kam angazhuar hetuesit. Do të merren të gjitha veprimet hetimore. Kanë ardhur njësiti i krimeve të rënda prej Prishtinës. I kanë marrë ato veprime dhe unë prej ditës së parë kam thënë s ekjo është një vdekje e dyshimtë. S’kam thënë as vrasje, as vetëvrasje”, tha ai në Klan Kosova.

    Mes tjerash, Hoxha u shpreh se prokurori i çështjes i ka bërë hetimet.

    “Familjarët e Astritit kanë kërkuar një ekip shtesë të ekspertëve për autopsi, i kemi pritur disa ditë dhe kanë ardhur. Një ekspert ka qenë nga Shqipëria, Londra dhe një profesoreshë prej Prishtinës. Edhe kryeprokurori i Shtetit atëherë ka thënë ‘Sylë, nëse keni mundësi me shku me marrë pjesë në autopsi’. Unë kam shkuar dhe kam marrë pjesë si kryeprokuror, ka qenë edhe avokati i familjes dhe këta ekspertë”, shtoi Hoxha.

    Për Hoxhajn, “kur është kryer autopsia dhe ekspertët të cilët e kryen autopsinë, na dhanë një njoftim se po dyshohet për asfiksi, mirëpo rezultati përfundimtar para disa ditëve”.

    “Kanë qenë pjesëtarë të LVV-së, disa, njo 20, në sallë. Sepse, e mbajtëm si konferencë apo njoftim, ishin hetuesit edhe këta ekspertët. Pastaj, mjeku që erdhi nga Londra i falënderoi kolegët e vet të IML-së, tha unë kam marrë pjesë në mijëra autopsi, autopsi më transparente nuk kam parë. Pastaj ka dalë raporti. Në bazë të hetimeve kemi thonë se bëhet fjalë për vetëvrasje”.

    Në anën tjetër, Hoxha tha se ky rast prej fillimit ishte politizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Reagimi i Dardan Molliqaj

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosja nuk dëshiron ta zbardhë rastin e Astrit Deharit.

    “Unë besoj që VV-ja nuk ka interes me vendos drejtësi për Astrit Deharin, numri i njerëzve publik që duan drejtësi është zvogëlo”, ka thënë ai.

    Ish-pjestari i VV-së, Molliqaj ka thënë se asokohe nuk vdiq Astrit Dehari, në VV ka pasur një dakortsim që të thuhet se ai vdiq në duar të shtetit, ndërsa Kurti doli e prishi këtë me nguti tha se ai u vra.

    “Njëri grup e ka shpall me nguti vrasje nuk e ka pas qëllim me ja mbrojt kauzat për çka e ka dhënë jetën, këtu bëjnë pjesë VV-ja me Albin Kurtin. Ata që s’kan guxu me fol për 68 ditë për arrestimin e tij kanë fol pas vdekjes së tij. Kemi pas dakordim që ne themi, e që e ka thy albin kurti që shteti është vrarë në duart e shtetit. Edhe grupi tjetër që e ka shpall vetëvrasje ka pasur për qëllim për shkak të kauzës kundër Asociacionit”, ka thënë Molliqaj.

    I menjëhershëm ishte reagimi I gruas së Astrit Deharit, Arta Boshtraj Dehari.

    Arta I ka reaguar deklaratës së kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, kur po diskutohej çështja e zhdukjes së mostrave të Deharit.

    Në një pikë, Molliqaj deklaroi se asnjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje s’e kishe vizituar Astrit Deharin sa ishte në burg, gjë të cilën e ka demantuar bashkëshortja e Deharit, Arta, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Për hir të korrektësisë”, ajo tha se ministri Liburn Aliu dhe kryeministri Albin Kurti kishin shkuar te familja Dehari për të kërkuar që ta vizitojnë atë në burg.

    “Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit”, tha ajo përmes një reagimi në Facebook.

    Reagimi i plotë:

    Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.

    Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit.

    Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.

    Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark