Hakiu i VV-së thërret sërish konferencë për media – këto janë temat e diskutimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakiu i VV-së thërret sërish konferencë për media – këto janë temat e diskutimit

    Insajderi
    13 October 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi prapë ka thirrur një konferencë për media. Ai tha se konferenca do të fillojë nga ora 10:00 të premten.

    Mes tjerash, ai ka treguar edhe temat që do t’i flasë.

    “Raporti për Kosovën për vitin 2022+ Vizat. Çasja Vuçic- Rama për Kosovën. Shëndeti publik”, shkroi ai në Facebook.

    Ditë më para Abazi mbajti konferencën e parë.

    Ai ka njoftuar se konferencën do ta mbajë në pozitën e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare.

    “Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, shkruante ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark