×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hakmarrja e Iranit kundër Izraelit, “Sky News”: Si arriti përshkallëzimi i konfliktit në këtë pikë?

    Insajderi
    02 October 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një natë më parë Irani lëshoi rreth 180 raketa në Izrael si shenjë hakmarrje për vrasjet e liderit të Hezbollahut në Bejrut dhe shefin e Hamasit në Teheran.

    “Sky News” sjell një panorame të ngjarjeve që kanë sjellë përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

    Në sulmin e zhvilluar të martën (01/10/2024) nga Irani kundër Izraelit, raketat u rrëzuan me ndihmë e SHBA. Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua se do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi duke shtuar se Irani do të paguajë për çdo veprim të tij.

    Por si arriti konflikti në këtë pikë? 

    Kriza u shkaktua më 7 tetor kur Hamasi, një grup militant i mbështetur nga Irani në Gaza, nisi një sulm ndaj Izraelit.

    Një ditë më vonë, Hezbollah, një grup militant në Liban, nisi të sulmonte me raketa në veri të Izraelit.

    Gjatë vitit të kaluar, ka pasur gjithashtu përpjekje nga luftëtarët e mbështetur nga Irani në Irak për të goditur Izraelin, si dhe kërcënime nga Siria dhe militantët Houthi me bazë në Jemen.

    Ushtria izraelite fillimisht u fokusua në Hamas në Gaza me një operacion të madh tokësor dhe ajror.

    Me kalimin e kohës, gatishmëria dhe aftësia e Izraelit për të përdorur forcën më gjerësisht është rritur.

    Lufta më e madhe filloi brenda Libanit muajin e kaluar, me sulme të përshkallëzuara, ku lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah u vra në një sulm në Bejrut.

    Sipas “sky news”, qeveria izraelite duket se po përpiqet të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në rajon duke synuar përfaqësuesit iranianë në një sfidë të madhe për Teheranin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark