"Hakmarrja me Kanun"- Kryeimami i Podujevës tregon për Insajderin se çfarë deklaroi në Polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hakmarrja me Kanun”- Kryeimami i Podujevës tregon për Insajderin se çfarë deklaroi në Polici

    Insajderi
    29 January 2024 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Axha i Lulzim Fejzullahut si dhe kryeimami, Bekim Jashari janë intervistuar nga Policia e Kosovës për shkak të deklarave për hakmarrje dhe “dhënie të besës” për njërën nga familjet e të miturve që dyshohet se kanë vrarë 18 vjecarin nga Podujeva, shkruna Gazeta Insajderi.

    Bashkë me të është intevistuar edhe kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari. Ai bëri të ditur për Insajderin se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

    ” Jam intervistuar si dëshmitar. Kështu me ka ftuar policia me autorizim të Prokurorisë. Interesimi i tyre ka qenë se në takim me axhën të ndjerit a është përmendur hakmarrja. Unë ua kam sqaruar se në atë takim kemi folur vetëm për mirëbesim pasi që pjesa tjetër i takon Gjykatës dhe ne nuk kemi pasur as tendencë e as qëllim që të përzihemi në punët e drejtësisë. Unë në atë takim jam ftuar nga familja dhe këtë e kam treguar edhe në Polici”, ka thënë për Insajderij, Bekim Jashari, Kryeimam në Podujeve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark