Faqja e Asociacionit të Komunave të Kosovës në rrjetin social Facebook është hakuar.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, por nuk ka dhënë më tepër detaje përveç që fton ndjekësit, ta vizitojnë faqen e re për aktivitetet e tyre.
”Të nderuar miq,
Meqenëse faqja e facebook-ut e deritashme e Asociacionit të Komunave të Kosovës në facebook është hakuar, kemi qenë të detyruar që të krijojmë faqen tone të re.
Ju lutemi bëni like faqen e re (linku me poshtë) që të përcjellni aktivitetet tona.
Ju faleminderit!”