Hakohet kompania “One”, kopjohen dhe fshihen të dhënat e abonentëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakohet kompania “One”, kopjohen dhe fshihen të dhënat e abonentëve

    Insajderi
    04 January 2024 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa ditë më parë në media u njoftua se kishte pasur disa sulme kibernetike nga hakerë në komapni të ndryshme dhe institucione shtetërore.

    Një nga kompanitë e goditura ishte “One”, e cila pas denoncimit në media dha dhe një njoftim.

    Burime nga kjo kompani i thanë CNA-së se sulmi kishte qenë me pasoja shumë të mëdha dhe kompania ka ende sisteme jashtë funksionit.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se hakerët kanë mundur të hyjnë në shumë nga sistemet e kompanisë “One” duke kopjuar të dhënat pafund dhe duke fshirë shumicën e tyre.

    Dëmi konsiderohet mjaft i madh. Ende nuk është bërë publik fakti deri ku shkon vjedhja e të dhënave të abonentëve të “One” dhe çfarë informacionesh kanë marrë hakerët nga sistemet e kësaj kompanie.

    CNA ka mësuar se i njëjti sulm kibernetik është tentuar dhe me kompaninë Vodafone, por duket se, ndryshe nga “One” te “Vodafone” kanë dështuar./CNA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark