Hakohet telefoni i shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakohet telefoni i shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë

    Insajderi
    30 May 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Persona të panjohur hynë në celularin personal të shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles dhe përdorën kontaktet e saj për të telefonuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe për t’u paraqitur si ajo.

    Disa nga zyrtarët e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull sepse telefonatat dhe mesazhet vinin nga një numër i panjohur dhe personi i paraqitur si Wiles kërkonte të vazhdonte komunikimin në një platformë tjetër – siç është Telegrami.

    Bëhet e ditur se incidenti dhe nisja e një hetimi federal u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.

    “Shtëpia e Bardhë e merr shumë seriozisht sigurinë kibernetike të të gjithë punonjësve dhe ky rast mbetet nën hetim”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për CBS News, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me incidentin.

    Drejtori i FBI-së Kash Patel tha: “FBI i merr jashtëzakonisht seriozisht të gjitha kërcënimet ndaj presidentit, stafit të tij dhe sigurisë kibernetike; mbrojtja e aftësisë së zyrtarëve tanë për të komunikuar në mënyrë të sigurt është thelbësore për përmbushjen e misionit të presidentit”.

    Ndryshe, Wiles u tha kolegëve të saj se telefoni i saj ishte hakuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark