Regjisori Halil Budakova thotë se në Kosovë çdo synim është vështirë i realizueshëm.
Budakova në “Dhoma e Rrëfimit” ka shprehur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës pasi sipas tij asgjë nuk menaxhohet si duhet.
“Çdo film është i vështirë me realizu, sidomos në Kosovë. Në Kosovë çdo gjë është e vështirë sepse na ka lënë me pasoja lufta dhe okupimi. Mua më dhimbset populli i Kosovës dhe më vjen keq që s’ka mundur askush deri sot ta menaxhojë mirë”, thotë Budakova.
Ai ka ironizuar duke thënë se aq shumë po investohet në asfaltim të rrugëve sa që një ditë ‘ do të hamë bukë dhe asfalt”.
Emisioni i plotë: