Avokati, Gazmend Halilaj i është përgjigjur konferencës së sotme të vëllait të Faton Hajrizit. Artan Hajrizi aty ka kërkuar llogari nga avokati për pretendimet e tij se Faton Hajrizi nuk ka vrarë ushtarin rus.
Gazeta Insajderi, ka biseduar me avokatin Halilaj, i cili tha se qëndron prapa deklaratave të tij.
Ai ka insistuar se Hajrizi është kriminel.
“Vetë Fatoni ka tregu, ai ka tha që pas rastit e ka marrë babën jam shku janë dorëzu në polici. Ai ka tha kam mbajt burg për të tjerët. Vëllai i Faton Hajrizit nuk ka drejt të kërkoj kompenzim e ka quajtur hajn edhe është distancu prej tij. Para se me quajt unë kriminel ai e ka quajtur hajn. Ai e ka përzu prej banesës si hajn për së gjalli e ka poshtëru. Unë e kam quajt atëherë kriminel sepse ai vërtet ishte kriminel. Edhe sot e quaj kriminel ai që vret zyrtar policor nuk ka shprehje tjetër për të”, tha Halilaj për Insajderin.
Artan Hajrizi, tha sot se Halilaj duhet të dal dhe të tregoj se kush e ka vrarë dhe jo të fshihet.
“Duhet të jap përgjegjësi ai për deklaratat që ka thënë, vëllai im ka mbajt 20 vjet burg. Ai duhet të jap përgjegjësi dhe jo të fshihet”, tha Halilaj. /Insajderi.org/