Halimi: Bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Xhelal Sveçla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Halimi: Bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Xhelal Sveçla

    Insajderi
    03 December 2022 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja për media e LDK’së, Sibel Halimi ka thënë se suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën për zbatimin e urdhërit mbrojtës për gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK’së është një lajm i mirë.

    Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkojë deri në fund.

    Sipas saj, bashkë me këta policë, duhet të largohet edhe eporori i tyre, Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla.

    “Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund. Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”.

    Halimi thotë se ky dështimi i shtetit nuk duhet të kalojë me disa dorëheqje në fundin e këtij zinxhiri, pa ndodhur ato në krye të tij.

    “Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark