Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar pas raportimeve se Ministria e Kulturës ka marr vendim që t’ia japë 750 mijë euro Radio Televizionit Publik të Kosovës për promovimin e aktiviteteve të tyre.
Halimi tha se Qeveria Kurti ka për qëllim ta shndërrojë RTK-në në servis të vetin për të bërë propagandë.
Ajo tha se kështu pushteti qendror e ka shndërruar transmetuesin publik në ‘agjenci marketingu’.
“Ky absurditet është keqpërdorim brutal i buxhetit të shtetit, sidomos në këtë kohë të zhvillimit teknologjik dhe mundësia e promovimit është shumë më e madhe edhe me më pak buxhet. Paaftësia për të zhvilluar dhe përkrahur kulturën nuk mund të mbulohet me kanale shtesë në televizione. Komuniteti i kulturës ka nevojë për përkrahje dhe investime. Mungesa totale e kreativitetit, e nxitë Ministrin që ta cenojë edhe mediumin publik edhe buxhetin, përnjëherë“, ka shkruar Halimi në Facebook.