Halimi: Fat vitin tjetër Shqipëria ime - Insajderi
×
Kulturë

Halimi: Fat vitin tjetër Shqipëria ime

Insajderi
10 May 2017 - 10:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në natën finale të Eurovizion 2017, që nisi të martën në mbrëmje në Kiev.

Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “World”, ndonëse korri duartrokitjet e publikut në sallë, duket se nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga publiku evropian që ndoqi Festivalit Evropian të Këngës nëpërmjet Eurovizionit.

E për këtë gjë në rrjetin social Facebook, shkroi edhe vetë këngëtarja Halimi e cila tha se është shumë mirënjohëse për këtë mundësi që pati, shkruan KultPlus.

“Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigante të Eurovisionit. Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”, ka shkruar Lindita Halimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark