Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas emërimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla në krye të Televizionit të Kosovës.
Halimi ka thënë se pushtetet autokratike i synojnë mediat me qëllim që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse, ta shtrembërojnë realitetin dhe të vërtetën.
“Emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë. Kjo tendencë bizare e partisë në pushtet për t`i marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm edhe të mekanizmave tjerë të rëndësishme që synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë në vend”, ka thënë Halimi.
Lexo edhe: