Halimi për rritjen e çmimit të derivateve: Qeveria po luan rolin e spektatorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi për rritjen e çmimit të derivateve: Qeveria po luan rolin e spektatorit

    Insajderi
    09 June 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi në një konferencë për media kanë kritikuar qeverinë e Kosovës rreth pasivitet kundrejt rritjes së çmimit të naftës.

    Halimi tha se qeveria po luan rolin e spektatorit dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim.

    “Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten, rrjedhimisht të dhjetëra produkteve bazike në Kosovë, qeveria po e luan rolin e spektatorit. Duke vëzhguar nga lartë si qytetarët të vetëm po ballafaqohen me rritjen e çmimeve”, tha Halimi në konferencë.

    Ajo tha se nëse flitet për krizën europiane, mund të jemi njejtë, por qeveritë atje nuk i braktisin qytetarët e e tyre.

    “Kriza është e njëjte neper Evropë, kriza mund të jetë e njëjte mirëpo qeveritë e vendeve evropiane si kanë braktisur qytetarët, e vetmja është qeveria e Kosovës e cila nuk ka marrë asnjë masë në dalje nga kriza duke berë që çmimet të stabilizohen në rritje”, shtoi Halimi.

    Qeveria shpejt pritet ta marrë një vendim lidhur me rregullimin e çmimeve të naftës dhe benzinës, i cili sipas naftëtarëve, do t’i linte në rrugë rreth 5 mijë punëtorë. Naftëtarët po e shqyrtojnë mundësinë që t’i mbyllin pikat e derivateve në shenjë proteste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark