Zëdhënësja dhe anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka reaguar pas dështimit të miratimit të rezolutës së propozuar nga kjo parti, me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH’së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Halimi ka thënë se shkëputja e pushtetit nga hallet e qytetarëve është jashtëzakonisht shqetësuese.
Sipas saj, “partia në pushtet vazhdon të jetë në delirium e paranoike.”
“Shkëputja e pushtetit nga hallet e qytetarëve jashtëzakonisht shqetësuese. Fundja, nëse politika nuk i ofron zgjidhje problemeve të qytetarëve e humb misionin e saj ekzistues, atë human. Kjo gjendje e krijuar, e mos ndjeshmërisë së kësaj qeverie për qytetarët, të cilët nuk po munden t`ia dalin, nuk është fjalë boshe, përditshmëria e tyre është rënduar, mjafton të bisedohet me qytetarët. Për të kuptuar realitetin e tyre, duhet t`i dilet ballë më ballë, por ja që partia në pushtet vazhdon të jetë në delirium e paranoike”, ka shkruar Halimi.
Ndryshe, me 47 vota kundër dhe 24 për, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate për tre muaj, mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Kjo rezolutë si pikë tjetër kishte edhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Menjëherë pas mos-kalimit të kësaj rezolute, opozita e lëshoi sallën gjë që e pamundësoi vazhdimin e seancës.
Në lidhje me këtë, ishte i pari i kuvendit, Glauk Konjufca, që shkaktoi të qeshura te deputetët pasi iu drejtua opozitës me fjalët “çfarë opozite parimore jeni ju, diçka që s’u kalon, s’merrni pjesë