Haliti e pranon: Votimi i Demarkacionit, presion nga BE-ja për institucionet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti e pranon: Votimi i Demarkacionit, presion nga BE-ja për institucionet e Kosovës

    Insajderi
    17 June 2016 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nxjerrja e demarkacionit si kusht liberalizimi është presion që po i bëhet Kosovës nga Bashkimi Evropian.

    Anëtari i PDK-së tha se nëse nuk votohet Demarkacioni atëherë institucionet evropiane do ta akuzonin Kosovën se “nuk i duan integrimet evropiane”.

    “Votimi i demarkacionit për liberalizim të vizave është nxjerr si presion mbi institucionet e Kosovës, për ta qit para një akti të kryer, e nëse nuk e votojnë më pas për të akuzuar që nuk janë për integrime europiane dhe liberalizim të vizave”, ka thënë Haliti për RTK, njofton Insajderi.

    Megjithatë pjestarët e tjerë të koalicionit në deklaratat e mëparshme patën mohuar se ka një kusht për Demarkacionin me Malin e Zi. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark