Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka pranuar publikisht punësimin e njerëzve që janë të afërt me VV-në.
Ai madje përmendi edhe Qeveritë e kaluara duke thënë se kanë vepruar njësoj.
Haliti tha se edhe vetë e bën një gjë të tillë siç u shpreh “kur me i ardhë rendi atyre të VV-së”.
“Nëse gjitha qeveritë kanë qenë të partive tjera kanë punësu njerëz që kanë qenë afër me ta, ne prapë me i punësu ata, jo mor unë i punësoj njerëzit që janë afër me VV-në se kur me i ardhë rendi atyre?”, tha ai në “Debat Plus”.