Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha për veteranët e UÇK-së, se inspektorët e Lëvizjes Vetëvendosje, kontrollojnë nëse ka ndonjë veteran që punon për arsye që t’ua ndalin pensionet.
Ai tha se këto kontrolla bëhen nëpër kompani.
“Më kanë thënë që këta inspektorat e VV-së, nëpër kompani kontrollojnë a ka veteran tu punu për me ia ndalë pensionin, në krejt botën ata që luftojnë për vendin e kanë një pagë shtesë në raport me tjerët për kontributin e dhënë, e jo me ia ndalu me punu diku tjetër, e jo me ia ndalu atë pagë që s’mund as të jetojnë me bukë thatë” shtoi Haliti i ftuar në emisionin “FIVE”.