×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hallakamë në diplomacinë kosovare, 9 vende të zbrazëta e 10 me afat të skaduar

    Insajderi
    03 June 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një draft-dokument që ka siguruar Gazeta Insajderi tregon se në diplomacinë kosovare është duke u bërë një garë e ashpër për pozita të rëndësishme si ambasador e Konsull i Përgjithshëm. Nëntë vende kanë mbetu pa shef misioni e dhjetë të tjeta me afat të skaduar.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke bërë një rikonstruktim të pozitave të larta në ambasadat e disa vendeve.

    Nga dokumenti që posedon Gazeta, evidentohen 9 shtete që janë pa shef të misionit. Nga to pesë janë Aambasada dhe katër Konsulata të Përgjithshme.

    Dokumenti tregon po ashtu se shtatë ambasadorëve në shtatë vende iu ka skaduar mandate. Ndërsa tre janë nga Konsulatat e Përgjithshme.

    Shtetet që janë pa shef misioni nga Kosova

    Draft- dokumenti thotë se Ambasadat pa shef misioni janë: Vienna, Daka, Dakar, Bankok dhe Jerusalemi

    Ndërsa vendet që janë pa Konsull të përgjithshëm janë: Geneve, Iowa, Dusseldorf dhe Hamburg

    Vendet që iu ka skaduar mandate e Ambasadorëve

    Vendet që iu ka skaduar mandate si ambasador janë: Stokholm, Panama, Riad, Otava, Beograd, Athina dhe BEL- NAto QH.

    Ndërsa si Konsul të Përgjithshëm ju ka skaduar mandate edhe të dërguarve në:  Munchen, Istanbul dhe Struga.

    Në draft-dokumet po ashtu shkruhet se ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi do të penzionohet nga kjo pozitë.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark