"Hallakamë" në Komunën e Leposaviqit, arrestohet zëvendëskryetarja e komunës- dyshohet që sulmoi një grua që i kërkoi vendim mbi largim nga puna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hallakamë” në Komunën e Leposaviqit, arrestohet zëvendëskryetarja e komunës- dyshohet që sulmoi një grua që i kërkoi vendim mbi largim nga puna

    Insajderi
    18 September 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar zëvendëskryetarja e Komunës së Leposaviqit pasi dyshohet se sulmoi punëtoren që i këkoi vendim mbi largimin nga puna.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:45 dhe u iniciua si “Sulm”.

    “Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark