Hallakamë në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhë edhe përplasje fizike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hallakamë në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhë edhe përplasje fizike

    Insajderi
    13 February 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ishte shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe kolegëve të mazhorancës. Përplasjet u agravuan në përplasje fizike, çka solli ndërprerjen e seancës dhe përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka.

    Ishte ky i fundit që u sul drejt ministrit socialist Taulant Balla dhe tentoi ta godiste. Teksa Balla mori fjalën për të replikuar me kryeministrin Berisha, Noka u drejtua drejt foltores, ku goditi ministrin socialist me një shishe uji.

    U desh ndërhyrja e Gardës për të normalizuar situatën.

    “Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar,” tha Spiropali, teksa më herët kishte njoftuar përjashtimin e Flamur Nokës gjatë një incidenti tjetër.

    “Merreni këtë, se është i çmendur. Sali, merreni paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë,” u shpreh Balla, ndërsa Garda rrethonte Nokën.

    Një incident tjetër ndodhi më herët në seancë, kur deputeti i PD-së Petrit Doda hoqi rripin e pantallonave dhe tentoi të godiste Ballën, raporton Euronews.al.

    Tensionet në seancë u rritën pas debateve për arrestimin e Veliajt. Kryedemokrati Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, por akuzoi gjithashtu ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, se kishte marrë 500 mijë euro nga “çunat e Londrës”.

    “Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, por unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton,” tha Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark