Siç ka marr vesh Insajderi, në seancën për vrasjen me eksplozivë, i biri i viktimës Haxhi Ahmeti, Ganiu, me urdhër të gjykatës është nxjerrë prej seancës nga policia.
Kjo ka ardhur si pasojëe një fjalosjeje qe ky i fundit ka pasur me te akuzuarin për vrasjen, Dodë Gjikolaj.
Deri tek kjo fjalosje ka ardhur pas dëshmisë së motrës se Ganiut, po ashtu vajza e viktimës, që ka treguar se me të akuzuarin Gjikolaj kanë pasur një bisede në “Facebook” për te kryer një tjetër vrasje me pagesë.
Insajderi merr vesh se pas kësaj ka reaguar i akuzuari Gjiolaj duke thënë se “kush je ti qe ma cenon privatësinë“.
Pas këtyre fjalëve, siç merr vesh Insajderi, ka reaguar Gani Ahmeti duke e ofenduar të akuzuarin. Gjykimi ka vazhduar deri në orën 16:30.
Insajderi merr vesh qe ne ketë rast organi i akuzës është ne rrugë të mirë për të siguruar edhe prova te qëndrueshme qe e lidhin lëvizjen e të akuzuarit në kufi bash në kohen kur kryhet vrasja.
Si ndodhi vrasja e Haxhi Ahmetit
Në mëngjesin e vitit 2018, kishte ndodhur një shpërthim eksplozivi në një derë të shtëpisë në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.
Si pasojë e këtij shpërthimi, kishte mbetur i vdekur 61 vjeçari Haxhi Ahmeti, në derën e oborrit të shtëpisë së tij.
Pas këtij rasti të dyshimtë, Policia dhe Prokuroria nuk kishin identifikuar apo arrestuar ndonjë person të dyshuar.
Në tetor të vitit 2020, Policia e shtetit kishte njoftuar se ishte arrestuar 41 vjeçari Dodë Gjikolaj nga Shqipëria, i kërkuar lidhur me vrasje në Kosovë me armë e eksploziv.
Ndaj tij është duke vazhduar procesi gjyqësor./Gazeta Insajderi/