Kreu i qeverisë Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka krijuar edhe rubrika të përditshme siç është “Foto e Ditës”, dhe të përjavshme, si “Komunikimi Javor”, apo edhe “Amacord”.
Por pas tij nuk ka mbetur as lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili vjen për herë të parë me një rubrikë, e cila që nga emri i saj, gjendet më pranë qytetarëve: “Halli i Ditës”.
Kreu demokrat ka bërë postimin e parë për këtë rubrikë ku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social, historinë e një invalidi nga Përmeti.
“Kristo Sotiri nga Kaluthi i Përmetit. Kristo është invalid me një këmbë dhe me një veshkë. Para një viti qeveria i ka hequr pagesën e invialiditetit. Ka dy djem të papunë. Ka vetëm një dynym tokë dhe nuk merr asnjë subvencion nga shteti. “Qeveria po më vdes,“ thotë ai. – shkruan Basha.
Prej disa ditës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur takime me banorët në qytete të ndryshme të Shqipëisë duke i paraprirë kështu fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.