Hamas hedh poshtë akuzat e Izraelit se ka gjetur armë në spitalin Al-Shifa – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hamas hedh poshtë akuzat e Izraelit se ka gjetur armë në spitalin Al-Shifa

    Insajderi
    15 November 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hamasi ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se ka gjetur armë në Al Shifa, duke i cilësuar gënjeshtra. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se bastisën spitalin në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shtuar më vonë se trupat e saj kishin gjetur armë brenda tij.

    Sipas Izraelit, Hamasi e ka përdorur spitalin për qëllime ushtarake, por diçka e tillë është mohuar nga grupi militant.

    “Pretendimi i pushtimit sionist se gjeti armë dhe pajisje ushtarake në kompleksin mjekësor Al-Shifa nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i gënjeshtrave të tij dhe propagandës së lirë që po përpiqet të justifikojë krimet e tij gjenocidale që po shkatërrojnë sektorin shëndetësor në Gaza”, thuhet në deklaratën e fundit të Hamas.

    “Ne, palestinezët, jemi të vetëdijshëm për shkallën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve që Izraeli ka thënë për të mbuluar krimet e tij kundër fëmijëve, grave dhe civilëve të pambrojtur”, përfundon deklarata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark