Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwarit

    Insajderi
    18 October 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka konfirmuar më 18 tetor vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar.

    Përmes një deklarate televizive, Al-Hayyaa, përsëriti qëndrimin e Hamasit se nuk do të lirojë pengjet izraelite që u kapën gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.

    Ai tha se pengjet nuk do të lirohen derisa nuk arrihet një armëpushim për luftën në Gazë.

    “Këta të burgosur nuk do t’iu kthehen derisa nuk do t’i jepet fund agresionit në Gazë dhe [ushtria izraelite] të tërhiqet nga Gaza”, tha ai.

    Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 17 tetor.

    Sinwar ishte zgjedhur udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

    Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.

    Ndryshe, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark