Megjithë vonesat, grupi militant Hamas ka liruar 13 pengjet izraelite të planifikuara për të shtunën, shkruan BBC.
Kjo është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Katarit, e cila ka bërë të ditur se 13 pengjet izraelite tani janë në dorën e Kryqit të Kuq. Mes tyre ka edhe shtetas të huaj.
Hamasi vonoi lirimin e pengjeve për ditën e sotme, si pjesë të marrëveshjes së armëpushimit, pasi akuzoi Izraelin se ka shkelur marrëveshjen. Izraeli mohoi një gjë të tillë.
Në këmbim, Izraeli sonte do të lirojë 42 të burgosur palestinezë.
Me marrëveshjen aktuale armëpushimi zgjat vetëm katër ditë. Sot është dita e dytë e armëpushimit. Izraeli ka paralajmëruar se mund të zgjasë për një ditë këtë armëpushim nëse Hamasi liron 10 pengje shtesë. Katari ka konfirmuar se janë në bisedime për ta vazhduar armëpushimin.