Që kur u ra dakord për një armëpushim mbrëmë, Izraeli ka shënjestruar një vendndodhje në Gaza ku po mbahet një grua peng, ka thënë një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.
“Pas shpalljes së marrëveshjes, ushtria armike shënjestroi një vend ku ndodhej një nga të burgosurit femra të fazës së parë të marrëveshjes së pritshme”, tha Abu Obeida i Brigadave al Qassam në një deklaratë, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, ai pretendoi se Izraeli përdori një sulm ajror, në vend të një sulmi të synuar në një objektiv të caktuar.
“Çdo agresion dhe granatim në këtë fazë nga armiku mund ta kthejë lirinë e një të burgosuri në një tragjedi”, shtoi ai.
Izraeli ende nuk ka komentuar mbi pretendimet e Hamasit. Kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit ende nuk është kaluar në Parlamentin e Izraelit, pas pretendimeve të kryeministrit Netanyahu se vendi i tij duhet të mbajë kontrollin mbi Gazën.
Marrëveshja e armëpushimit u përshëndet nga disa liderë botërorë, përfshi Presidentin në detyrë të SHBA-ve, Joe Biden dhe Presidentin e zgjedhur Donald Trump.