Hamasi publikon pamjet e reja të luftimeve në veri të Gazës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hamasi publikon pamjet e reja të luftimeve në veri të Gazës

    Insajderi
    07 November 2023 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hamasi ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa mbi mjetet e blinduara izraelite që po marrin pjesë në luftime nëpër lagje të banuara.

    Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam, duke zhvilluar luftimet nëpër rrugë në lagjen Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.

    Pjesëtarët e Hamasit kanë përdorur raketa Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, ka njoftuar sot se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga 7 tetori ka shkuar në mbi 10 mijë.

    Në mesin e të vrarëve janë 4.237 fëmijë dhe 2.717 gra. Më shumë se 25 mijë tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Gazë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark