Hamasi “zbut” qëndrimin ndaj Izraelit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hamasi “zbut” qëndrimin ndaj Izraelit

    Insajderi
    02 May 2017 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi islamik palestinez Hamasi publikoi politikën e re ndaj Izraelit, e cila është më e butë, krahasuar me thirrjet e mëparshme për shkatërrimin e shtetit izraelit.

    Politika pranon idenë e një shteti palestinez në territoret e pushtuara nga Izraeli më 1967, duke thënë se është një “formulë e konsensusit kombëtar”.

    Dokumenti po ashtu thotë se Hamasi nuk lufton kundër hebrenjve, por kundër Izraelit si pushtues.

    Programi u prezantua në Doha të Katarit nga udhëheqësi në mërgim i Hamasit, Khaled Mashaal.

    Një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi “po bën përpjekje të mashtrojë botën, porse nuk do të ketë sukses”.

    “Ata kanë ndërtuar tunele për terroristë dhe kanë lëshuar mijëra raketa mbi civilët izraelitë. Ky është Hamasi i vërtetë”, tha zëdhënësi David Keyes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark