Një krim monstruoz ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së.Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.
I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.
Ndërsa varrimi i saj pritet të bëhet nesër në ora 13:00 në fshatin e lindjes Llugxhi, kështu i ka thënë një burim Insajderit.
Gjatë ditës së sotme, janë dhënë dëshmi shokuese nga familjarët e viktimës.
Ndërsa, Halil Halili, babai të dyshuarit për këtë vrasje, i ka thënë Insajderit se nuk e kishte idenë që do ndodhte diçka e tillë. Një natë më parë, i biri nuk i kishte teguar se ku po shkonte.
“Se di ku është ai, edhe ai u dasht me mbet qaty menjëherë nuk e du mo. Jam shumë keq. Mosmarrëveshjet nuk u dashtë me i zgjidh kështu. Nuk më ka kallxu ku është tu shku, veç më ka thënë po dal deri në Shtime”.
Halili ka thënë se djali i tij nuk ka ushtruar dhunë asnjëherë ndaj viktimës.