Hamiti për Vetëvendosjen: Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë për sjelljen antikushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti për Vetëvendosjen: Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë për sjelljen antikushtetuese

    Insajderi
    10 September 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se anëtarët e VV-së po e shkelin kushtetutën duke mbajtur poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, gjë që sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Hamiti ka shtuar se kjo është arsyeja se pse BE-ja s’po i takon ata në zyrat e qeverisë, duke kujtuar se është pikërisht BE-ja ajo që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh.

    ‘‘Mos e shkelni Kushtetutën, siç po e shkelni edhe aktualisht, mbasi zyrtarët tuaj po mbajnë poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

    Po e shihni vetë, BE-ja nuk po ju takon në zyra të Qeverisë për këtë arsye. Kjo BE që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh për shkak të politikës suaj të mbrapshtë.

    Do ta shihni së shpejti se këtë lloj sjelljeje antikushtetuese do ta ndëshkojnë me votë qytetarët që e duan atdheun e tyre, Kosovën, shtet ku sundon ligji.”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark