Hamza, Abdixhikut: Askush s’po thotë "hajde shkriju në PDK" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza, Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”

    Insajderi
    13 March 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “opozita nuk është e bashkuar dhe nuk është një subjekt politik”.

    Hamza e kundërshtoi këtë qasje, duke thënë se bashkëpunimi mes partive opozitare nuk do të thotë asimilim apo shkrirje e një force politike në tjetrën.

    “Askush s’po i thotë, as s’po i kërkon, as s’mundet e as nuk ka të drejtë nesër prej neve të PDK-së me ul në një tavolinë me një subjekt politik, edhe më i thanë hajde shkriju në PDK. Ti s’po e thirr për ata. Hajde bëhemi partner në qeverisje. Haje ulemi në tavolinë”, ka thënë Hamza në Dukagjini.

    Më herët, Hamza u shpreh se PDK-ja e sheh si më të natyrshëm një bashkëpunim me LDK-në, koalicionin AAK-Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë.

    Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga liderët e partive opozitare që të mos nguten. Ai ka theksuar se duhet të bisedojë fillimisht me strukturat e partisë së tij, për të marrë një qëndrim të përbashkët./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark