×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza bën homazhe të vëllezërit Bytyqi: Si kryeministër do të kërkoj drejtësi 

    Insajderi
    10 August 2024 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitroviës së Jugut, Bedri Hamza ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

    Hamza përmes një shkrimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi tha se tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar.

    Po ashtu, Hamza i cili do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së ka thënë se do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!

    Postimi i plotë i Hamzës:

    “Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”, këto vargje të Nolit kanë kumbuar në zemrat tona që një shekull. Ato ishin thirrje e zëshme edhe gjatë luftës në Kosovë kur Ylli, Mehmeti, Agroni dhe djemtë e vajzat e batalionit “Atlantiku” braktisën jetën e mirë në Amerikë për të luftuar për atdheun e tyre. Me bashkëluftëtarin e tyre, Uk Lushin, sot bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

    Tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë.

    Si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark