Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se vizioni i tij bazohet në zhvillimin ekonomik.
Në një tubim me qytetarë në Obiliq ai ka theksuar se bizneset dhe ekonomia e vendit duhet të përkrahen.
“Kur jemi te familjet, sepse te biznesi nuk i kemi qëllim veç pronarët, por i kemi qëllim edhe të punësuarit në sektorin privat, që ata të kenë rroga më të mira dhe jetë më me dinjitet, ta themelojmë Gjykatën e Punës”, ka thënë Hamza.
Ai tha se Obiliqi nuk është thjesht veç një vend, por zemra e energjisë së Kosovës.
“Ju i jepni dritë krejt Kosovës. Po, kam qenë përkrahës, kam qenë mbështetës që Obiliqi ta ketë ligjin. Që Obiliqi të përfitojë nga kjo që i jep dritë gjithë Kosovës. Jam i bindur që kjo nuk është mjaftueshëm dhe do të bëhet edhe më shumë”, ka thënë Hamza.